(FOTO: Presidenti i Turqisë, Erdogan)

Masat e marra në Turqi pas përpjekjes për grusht shteti e datës 15 korrik kanë krijuar “një mjedis të favorshëm për tortura” dhe keqtrajtimi duket se është përhapur menjëherë pas puçit të dështuar, u shpreh këtë të premte eskperti i KB-së.

Turqia është në gjendje emergjence si shtet, që pas shtyrjes së kësaj gjendjeve me 12 javë nga Tetori, pasi një togë ushtarakësh u përpoqën të rrëzonin presidentin R. T. Erdogan nga pushteti.

“Disa ligje dhe dekrete statutore të miratuara së fundmi kanë krijuar një mjedis të favorshëm për tortura”, u tha reporterëve në Ankara raportuesi mbi torturat i Kombeve të Bashkuara, Nil Melzer.

Vizita e Melzerit, e para e një eksperti torturash në Turqi, që pas vitit 1998, vjen një muaj pasi Human Rights Watch (Observatori i Të drejtave të Njeriut) akuzoi policinë turke për tortura ndaj të ndaluarve.

Që në korrik, më shumë se 100,000 njerëz të shërbimit ushtarak, civil, gjyqësor dhe medias, si dhe nga fusha e arsimit janë ndaluar, janë pushuar apo pezulluar nga vendet e punës.

Në total, 37.000 njerëz janë arrestuar dhe disa prej tyre kanë deklaruar se mbi ta është ushtruar dhunë e janë torturuar, sipas grupeve të të drejhtave të njeriut.

Një javë pas dështimit të grushtit të shtetit, Amnesty International tha se kishte “prova të besueshme”.

/Veritas.com.al/