Nga zjarri i fuqishëm që ka rënë në kompleksin turistik “Fishta” në Velipojë mësohet se 4 persona janë në gjendje të rëndë, 20 të plagosur dhe ka dyshime për viktima. Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën.

Dyshimet janë se brenda hotelit mund të ketë të tjerë njerëz. Pronari i hotelit mësohet se e kanë nisur për në Tiranë në spital. 4 të plagosurit rëndë janë personeli i kuzhinës.

Zjarri ka rënë kur shumica prej njerëzve që ndodheshin në hotel, ishin në gjumë.

Nga zjarri i fuqishëm që ka rënë në kompleksin turistik në Velipojë mësohet se 4 persona janë në gjendje të rëndë, 20 të plagosur dhe ka dyshime për viktima. Pamjet e mëposhtme tregojnë situatën.

Dyshimet janë se brenda hotelit mund të ketë të tjerë njerëz. Pronari i hotelit mësohet se është nisur për në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore. 4 të plagosurit rëndë janë personeli i kuzhinës.

Disa prej të plagosurve rëndë janë transportuar me helikopter drejt Tiranës. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkatërruar pjesën më të madhe të restorantit. Në videon më poshtë mund të shihni edhe pamjet se çfarë ka mbetur pas shpërthimit:

Njoftimi i Policisë:

‘Në plazhin Velipojë te Kompleksi Fishta rreth orës 10:00 kemi marr njoftim se ka rënë zjarr në një lokal. Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar. Si dhe shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve’.

Veritas.com.al/