Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija ka deklaruar se shoqata të cilën drejton ka një plan mjaft dinamik për vitin 2016 në disa fusha.

Ai thotë se ky plan përfshinë  harmonizimin e legjislacionit të Kosovës me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare financiare.

Balija për Epoka e Re thotë se ky plan po ashtu përfshinë edhe adresimin e çështjeve rreth efikasitetit të sistemit gjyqësor, çështjet me procedura të përmbarimit, përmirësimin e regjistrit të pengut etj.