Që në mëngjes u zgjuam me lajme se tonelata me drogë po mblidhen në Vlorë në vendet e strehuara nga banda e Habilaj. Vetë popicia shqiptare po i njofton. Por policia nuk ka lejen që të arrestojë ‘bashkëpunëtorin në bandë’, ministrin Tahiri, që ka siguruar mbrojtje shtetërore për bandat.

Sot shefi i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj, deklaroi se në Babicë të Vlorës është arrestuar një person me  emrin Fredi Hoxha. Ai përmendi se aksioni i Policisë ka për qëllim ‘pastrimin’ nga banda e Habilajve.

Në operacionin ‘Banda e Babicës, Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të rënda sekuestroi një sasi droge prej 4 tonë. U rarrestuan dy shettas dhe u kapën municion luftarak, si armë gjahu, mjete lundruese, armë zjarri si pistoleta e kallashnikovë.

Sipas shefit të Policisë kasioni vazhdon për kapjen e antëraëve të bandës Habilaj dhe për gjetjn e vendeve të fshehta ku është futur droga.

Njëri nga personat e kapuir është anëtar i përhershëm i bandës Habilaj, ai quhet A. Koçerri dhe punonte në spitalin e Vlorës. Bënte jetë normale, me një makinë të vjetër, pa rënë në sy, por çdo ditë e bënte rrugën nga Babica ku mbante në ruajtje drogën e Moisi Habilaj .

Ai  kishte kthyer banesën e tij të veçuar në fshat, në një depo për drogën e Habilaj.

Veritas.com.al/