Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të rifillojnë në orën 15:00 me orën lokale, në rajonin e Brestit, në Bjellorusi.

Kjo është bërë e ditur nga kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky.

Ai specifikoi se është në pritje të ardhjes së delegacionit ukrainas.

Ende nuk ka pasur një koment nga këta të fundit.

Bresti është një qytet me një histori të rëndësishme, pasi më 3 mars 1918, u nënshkrua paqja e Brest-Litovsk midis fuqive qendrore dhe Rusisë së Leninit, e cila sanksionoi daljen e Moskës nga Lufta e Parë Botërore.

“Tani për tani”,  tha Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, “Vladimir Putin është duke zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Emmanuel Macron”.

Macron dhe Putin kanë biseduar për 90 minuta edhe para raundit të parë të bisedimeve.