Krerët e tre partive kryesore dhe dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin takohen sot në orën 16;00 në Kryesinë e Kuvendit. Burime nga mazhoranca njoftojnë se takimi është paracaktuar tashmë, me qëllim diskutimin e ngërçit për reformën në drejtësi.

E vetmja pikë që ka mbetur është roli i të huajve në procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas opozitës duhet të jetë më i kufizuar dhe nuk duhet të cënojë sovranitetin e vendit.