Në njoftimet e zyrës së kancelares Merkel, mbi samitin e Ballkanit Perëndimor që nis nesër pasdite, thuhet:

‘Të hënën pasdite, një takim i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Kancelarinë Federale me ftesë të Kancelares Federale dhe Presidentit francez Emmanuel Macron. Së pari, Kancelarja do te prese kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut , zotin Zoran Zaev, për një bisede.

Me pas Kancelarja do te ketë një bisedë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Edi Rama. Në vijim, Kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat për shtyp nga të dy liderët.

Pas ardhjes së Shefave të Shtetit dhe Qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, do te fillojë takimi i Ballkanit Perëndimor”-thuhet në njoftim.

Veritas.com.al/