Prej kohësh janë të mbyllur në karantinë për shkak se janë kategoria më e rrezikuar për tu infektuar me Covid-19, por sipas kryeministrit Edi Rama nesër pensionistët do të lejohen të dalin për ajrosje.

“Nesër duke qenë se gjithçka do të jetë e mbyllur për të gjithë pensionistët do të mund të dalin, jo për vizita as për domino apo mbledhje shumë të rrezikshme në grup, por për ajrosje për ecje në këmbë, deri në orën 11 paradite dhe jo më shumë se me një tjetër pensionist duke ruajtur distancën.” tha Rama.