Benjamin Netanyahu ka tërhequr kërkesën e imunitetit që i bëri Parlamentit Izraelian: tani do të shkojë në gjyq për tre akuza per korrupsion

Nga: Davide Bartoccini

Kryeministri izraelian Benjamin Netanyahu do të gjykohet për korrupsion, mashtrim dhe abuzim të besimit ndaj vendit te tij.

Sapo tërhiqet kërkesa për imunitet drejtuar Knesset eshte prezantuar aktakuza zyrtare ndaj tij.

Tani Bibi duhet të përballet me një proces të gjatë, ndërsa në vend mbetet një bllokim politik që ende nuk ka lejuar të formojë një qeveri të qëndrueshme. Ndërkohë, fluturon te Putin për të diskutuar Planin e Paqes të vendosur nga homologu amerikan Donal Trump. Asnjë ide të dorëhiqet dhe ti lërë fushën antagonistit te tij Benny Gantz.

Prokurori i përgjithshëm izraelit, Avichai Mandelblit,e kishte paralajmeruar dhe më në fund e bëri, duke paraqitur zyrtarisht sot aktakuzën për liderin në largim të shtetit hebraik pranë gjykatës distrektuale te Jeruzalemit. “Aktakuza u prezantua pak më parë siç kërkohet nga ligji,” ka deklaruar në një notë të lëshuar nga zyra e tij, megjithëse ende nuk është përcaktuar një datë. Sidoqoftë, shumë në Izrael përjashtojnë që procesi të fillojë përpara zgjedhjeve të ardhshme të fiksuara për 2 mars. Mandelblit kishte njoftuar më parë planet për të paditur liderin e Likud që në 21 nëntor për tre raste korrupsioni që peshuan në dy raundet e fundit të zgjedhjeve, por duhej të priste që procesi i imunitetit të mbaronte. Tani është bërë e mundur nga vetë Netanyahu, i cili pas hapit zyrtar të prokurorit, ka vendosur të tërheqë kërkesën e tij për imunitet parlamentar.

Tani Netanyahu duhet të përballet me tre aktakuza, por ligji nuk e detyron atë të japë dorëheqjen, megjithëse është një zakon në të kaluarën e Knesset ajo e dorëheqjes kur dërgohesh për gjykim.

E prerë dhe e vendosur ishte përgjigja e Netanyahut ndaj lajmit që konfirmonte inkriminimin e tij : “Do të marrim kohë më vonë – shkroi ai në faqen e tij në Facebook –per të thërrmuar të gjitha këto akuza joproporcionale të bëra nga kundërshtarët e mi. Por tani, nuk do të lejoj rivalët e mi politikë për të përdorur këtë çështje për të penguar mundësinë historike që jam duke dhënë “, shtoi ai, duke aluduar për Planin e Paqes për Lindjen e Mesme të prezantuar nga Trump dhe qëllimin e tij për të shkuar përpara në mandatin që mazhoranca e popullit Izraelian ka kërkuar të konfirmojë në dy zgjedhje të parakohshme.

VERITAS.COM.AL/