(FOTO: Nikola Gruevski)/

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i ka kërkuar Nikola Gruevskit të formojë qeverinë e re. 46 –vjeçari e ka drejtuar Maqedoninë prej afro 1 dekade. Ai do të ketë 20 ditë kohë për të formuar qeverinë dhe për të marrë votëbesimin në parlament.

VMRO-DPMNE e Gruevskit fitoi 51 mandate për parlamentin me 120 vende në votën e 11 dhjetorit, ndërsa LSMD (e majtë në opozitë)- 49 mandate.

Gruevskit i duhet të bëjë koalicion me partitë shqiptare për të formuar qeverinë, ashtu siç do t’i duhej edhe Partisë LSMD.

Në këto zgjedhje, shumë votues shqiptarë zgjodhën të votojnë për LSMD –në, për herë të parë që nga konflikti etnik i vitit 2001.

BDI e Ali Ahmetit që ka qenë në koalicion me Gruevskin ka 10 vende në parlament. Lëvizja Besa mori 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2.

Dy ditë më parë partitë shqiptare arritën një pakt për kushtëzuar bashkëpunimin me partitë maqedonase me të drejtat e shqiptarëve dhe me njohjen e shqiptarëve si faktor shtetformues. Pas emërimit të Gruevskit për të formuar qeverinë, Partia “Aleanca për Shqiptarët” ka deklaruar se nuk bëhet pjesë e qeverisë nën kryeministër Gruevski.

/ Veritas.com.al/