( FOTO: Alexander Burdonsky thotë se e pa figurën e gjyshit të tij si një figurë sheksipiane)./

regjisor i talentuar në teatrin Rus, gjyshi i të cilit ishte lideri sovjetik Josef Stalin, ka vdekur nga kanceri në moshën 75 vjeç.

Burdonsky kishte lindur si Alexander Stalin por mori si mbiemër mbiemrin e nënës duke u larguar nga ndonjë bashkim me diktatorin sovjetik.

Për shumë vite ai ishte drejtues i Teatrit të Ushtrisë Ruse në Moskë.

Vitin e kaluar një tjetër nip i Stalinit, Yevgeny Dzhugashvili, vdiq në moshën 80 vjeç. Megjithëse ishte mbrojtës i fortë i trashëgimisë së gjyshit të tij.

Babi i Alexander Burdonsky, Vasily Stalin, kishte një marrëdhënie të vështirë me liderin sovjetik dhe vdiq nga alkooli në moshën 40 vjeç.

Burdovski  lindi në vitin 1941. Ai i tha Televizionit Rus se kishte të bunet vetëm pak me diktatorin Stalin para se të vdiste në vitin 1953. “E pashë gjatë paradave të Majit dhe Nëntorit; vetëm e pashë aty afër”.

Para dy vjetësh regjisori i Teatrit tha se askush nuk do të donte atë fëmijëri që kishte ai, dhe për këtë arsye kishte ndryshuar emrin për të vazhduar jetën në art.

/Veritas. om.al/