Niveli  i CO2 në atmosferë, ka shpërthyer si valë e fuqishme çdo kufi  të mëparshëm dhe duket se nuk do të zbresë kurrë më “për disa breza”.

Sipas Organizatës Meteorologjike Botërore (WMO), 2016 duket se do të jetë vit i plotë që do të kapërcejë të gjithë kufijtë. Niveli i lartë mund të jetë pjesërisht si rezultat i fenomenit El Niño.

Ndërsa efektet humane mbi  CO2 mbeten statike mes viteve 2014 dhe 2015, sulmi i fortë i fenomenit El Niño shkaktoi ngritje të nivelit të gazit në atmosferë.

Kjo për arsye se në rajonet në kushte të thatësirës, si psh.,  në rajonet tropikale, prodhuar nga El Niño , shkaktoi që vegjetacioni të ishte më pak i aftë që të absorbonte CO2. Me këtë u bashkuan gjithashtu misionet ekstra nga zjarret, të përhapura nga kushtet e thatësirës.

Në raportin vjetor të Buletinit “Greenhouse Gas”, Organizata Botërore Meteorologjike, thotë se kushtet ndihmuan rritjen e nivelit të CO2 në atmosferë mbi mesataren e dhjetë vjetëve të fundit.

Stacioni i monitorimit të atmosferës në Mauna Loa, Hawaii, tha se niveli i CO2 i kaloi 400 pjesë për një milionë (ppm), që do të thotë 400 molekula  të CO2 për çdo një milionë në atmosferë.

Matja e fundit ka qenë CO2 mbi 400 ppm, gjatë një periudhë prej tre deri pesë milionë vjet. 2016-a ndryshoi atë që nuk kishte shumë ndryshim për miliona vjet.

Viti 2016do të mbetet viti që theu barrierat e CO2 dhe shënon një etapë të re “që këtu, për brezat që vijnë”.

Rreth 200 kombe që kanë firmosur Marrëveshjen e Klimës në Paris do të takohen në Marok këtë nëntor për të diskutuar nëse ka hapa që mund të ndërmerren.

/Veritas.com.al/

CO2 levels globally