Gjykimi në shkallën e parë i Bela Kovacs në Gjykatën Rajonale të Budapestit është mbyllur për publikun për shkak të natyrës së klasifikuar të çështjes gjyqësore, sipas AP.

Prokurorët kanë pohuar se pasi u bë anëtar i Parlamentit të BE në vitin 2010, Kovacs mbeti në “kontakt të rregullt dhe të vazhdueshëm” me zyrtarët e Inteligjencies dhe të shërbimit sekret Rus. Në takimet e tij gjatë periudhës mes tetorit 2012 dhe shkurtit 2014, Kovacs dyshohet se ka siguruar informacione të rangut të Bashkimit Europian që lidhen me Rusinë, ku përfshihen detaje rreth bisedimeve mbi energjinë, marrëdhëniet me Bjellorusinë, të ardhmen e sektorit bankar të BE dhe ndoshta vizat për vizitorët rus në BE.

Kovacs edhe më vonë dyshoht se ka takuar dhe i ka dhënë informacion një agjenti tjetër rus.

Aktivitetet e Kovacs kanë “asistuar në mënyrë aktive punët e Inteligjencies Ruse”, thanë prokurorët në përmbledhjen e akuzës që u paraqit në gjykatë.

“Qëllimi i fundit i aktivitetit të tij ishte të formonte, në interes të Federatës Ruse, haptazi një kamp anti- BE… brenda Parlamentit Europian”.

“Ndërgjegjja ime është absolutisht e pastër”, tha Kovacs për reporterët jashtë sallës së gjykatës, në pushimin mes seancave gjyqësore.

“Unë shpresoj se e vërteta do të më japë fitoren, të paktën për mua, në kuptimin që që të punoj të paktën edhe një vit tjetër në Bruksel”, tha ai.

Zgjedhjet për Parlamentin Europian pritet të mbahen në Maj 2019.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.