Që në mëngjes herët sot ka ndodhur grabitja e një banese me dhunë në Ishull- Lezhë. Sipas  burimeve nga Policia ngjarja ndodhi rreth orës 01:20. Banesa e dhunuar i përket shtetasit Z. B., banues në Ishull Shëngjin.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që kanë konstatuar se 3 persona të maskuar, me anë të dhunës kanë vjedhur shumën monetare prej 1.500.000 lekë si dhe një mjet Golf -5 në pronësi të shtetasit Z. B.

Automjeti është lokalizuar , autorët e dyshuar të gjendur nën presionin e ndjekjes, kanë braktisur mjetin i cili është gjetur i rrëzuar në një kanal anë rruge.

Janë shoqëruar disa persona si dhe janë sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”.