Këtu është një fëmijë që ndoshta mësoi të fluturojë para se të qajë për herë të parë në jetë, shkruan CNN duke nisur lajmin.

Sapo ka lindur, pas katër orë fluturim që nga Dubai për në Manila, vajzës që u pagëzua me emrin Haven, i janë dhuruar pikët për njëmilionë milje fluturim.

Mamaja e Haven kishte lënë punën katër a pesë javë më parë, ndërsa tek udhëtonte në avion u operua mbi një shtrat të improvizuar karrier, në avion, më 14 gusht. Dy infermiere që ndodheshin mes pasagjerëve të avionit ndihmuan për lidjen në kabinën e ekipit të fluturimit. Avioni shmagu linjën e fluturimit duke qëndruar në Hydeabad të Indisë dhe kërkuan ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Në një raport të kompanisë ajrore u tha se kjo ishte hera e parë që një bebe lind në një nga avionët e saj.

CEO i kompanisë së Fluturimeve , Lance Gokongëei tha se Haven mund të shpërblehet me një milionë pikë në kompaninë e fluturimeve GetGo, duke festuar ditëlindjen e saj.

Pikët nuk kanë datë skadimi dhe mund të ndahen me pjesëtarët e familjes.

(Sipas CNN)