Pasuria e vënë nga një djalë lezhjan ka rezultuar ‘e paligjshme’ dhe e dyshuar se është përfituar përmes shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafikut të drogës. Pronari i saj H.V. ka vepruar jashtë vendit si edhe në territorin e Shqipërisë.

Me një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë, Kurbin, është vendosur  “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e mëposhtme:

2 njësi tregtare (ambiente biznesi bar kafe & parukeri), 2 godina banimi  (1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2), një  sipërfaqe toke rreth 15 000 m2, 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )

Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë”, njofton Policia

Veritas.com.al/