A mund të njihni banorin më të ri të Gjermanisë? Ai quhet: Angela Merkel Muhammed.

Vajza e vogël ka lindur javën e kaluar nga një çift emigrantësh që u arratis nga lufta e përgjakshme e Sirisë. Ata vendosën ta quajnë foshnjën e tyre me emrin Angela Merkel Muhammed, në nder të kancelares 63 vjeç të Gjermanisë, politikat e të cilës lejuan këta emigrantë të krijojnë një jetë të re në Gjermani në vitin 2015.

Spitali i St. Franziskus në perëndim të qytetit Muenster tha për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, të hënën se emri i parë i fosnjës është Angela, emri i mesëm është Merkel dhe mbiemri është Muhammed.

Por kjo nuk është foshnja e parë me emrin e Angela Merkel. Dpa raporton një bebe tjetër që prindërit i kanë vënë emrin e kancelares gjermane në qytetin Duisburg në vitin 2015.

Veritas.com.al/