Militanti i Shtetit Islamik të Irakut (ISIS) dhe Levant (ISIL) që qëndrojnë në prapaskenën e sulmit terrorist në Klubin Reina në orët e para të Vitit të Ri, duket se është një profesionist që ka kryer kurse trainimi ushtarak se si përdoret arma- raportojnë ekspertët e sigurisë, sipas gazetës turke Hurriyet.

“Atentatori ishte i vendosur, besnik, praktik, gjakftohtë, specialist dhe dinte si të arrinte te rezultati”, tha eksperti anti- terror Abdullah Ağar.

“Ndoshta ai e ka hapur zjarrin më parë,në zonën reale të përplasjes. Ai nuk hezitonte të qëllonte mbi njerëz të pafajshëm. Ai ëhstë absolutisht një kille dhe me sa  duket ka qëlluar mbi njerëz para kësaj ngjarjeje tragjike”, shtoi Ağar.

Policia ka shpërndarë foto të atentatorit në Reina, ku u vranë 39 persona dhe u plagosën 65 të tjerë. Policia sugjeroi në fillim se ai mund të jetë nga Uzbekistani ose Kyrgyzstan. Ditët e fundit po hetohet edhe mbi versionin se mund të ketë ardhur nga krahina Xinjiang e Kinës Lindore. Mosha e tij është rreth 25 vjeç.

/Veritas.com.al/