Sipas Reuters/

Një gjykatës në Shtetet e Bashkuara urdhër oi Departamentin e Shtetit, të Enjten, që nga data 13 shtator të lirojnë email-et e gjetura mes Hillary Clinton dhe Shtëpisë së Bardhë që nga java kur u sulmua Benghazi, Libi, mes mijëra email-eve të tjerë të pazbuluar nga hetuesit federalë.

Urdhëri erdhi pasi FBI i dha Departamentit një disk në fillim të këtij muaji që mbante 14,900 emaile nga Clinton për te të tjerët dhe të tjerë për Clinton dhe disa emaile të tjera që ajo thotë se i ka zbuluar por që nuk ia ka kthyer qeverisë.

Clinton, kandidate demokrate për Presidente, është kritikuar për përdorimin e paautorizuar të emaileve nga një sistem serverash privat në bodrumin e shtëpisë së saj ndërsa ishte sekretare e Departamentit të Shtetit e Shteteve të Bashkuara nga viti 2009 deri në vitin 2013; një vendim për të cilin ajo tha se ishte i gabuar dhe për të cilin shprehu keqardhje.

Çështja po mban varur fushatën për Shtëpinë e bardhë dhe po ngre disa pyetje mes votuesve rreth vërtetësisë së saj.

Gjykatësi Ëilliam Dimitrouleas i Gjykatës së Districtit në Floridën Jugore lëshoi urdhërin, në emër të grupit konservator të investigimit Judicial Ëatch, i cili ka paditur Departamentin e Shtetit për recordet e periudhës së Clinton, sipas ligjit mbi lirinë e informimit.

Zëdhënësa të Clinton nuk i janë përgjigjur kërkesës për koment.

(Reuters- Veritas.com.al)