Presidenti Trump po merr ne konsiderate një gjykatëse federale në pension të gjykates së apelit,qe gjithashtu ka shërbyer në Gjykatën Supreme të Kalifornisë, si prokuroren e pergjithshme te ardhshme të SHBA-së, thuhet sipas raporteve …

Janice Rogers Brown, e cila është afrikano-amerikane dhe e pëlqyer në qarqet konservatore, shërbeu në krah te gjyqtarit te Gjykatës se Lartë të Drejtësisë Brett Kavanaugh dhe ka folur ne Shtëpinë e Bardhë për punën e bere në javët e fundit, njoftoi Sacramento Bee.

Brown u emërua në Gjykatën e Apelit të SHBA prej 11-anëtarësh në Uashington, D.C, në vitin 2005 nga ish-Presidenti Xhorxh W. Bush. Ajo ishte një nga zërat më konservatorë në gjykatë. Demokratët bllokuan konfirmimin e saj për dy vjet për shkak të pikëpamjeve të saj, duke përfshirë ata që kritikonin programet qeveritare që synonin të ndihmonin amerikanët me të ardhura të ulëta.

 Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.