Letra e Servetes:

“Njëmijë lekë më ka sjellë një ditë, e besoni?!! I kushtonte 30 mijë lekë në ditë Servetit të linte tek ai sporteli që ishte vendosur. Ai tha “më shkojnë 1 milion në muaj!  Si marr aq, si do t’i përballoj?!” – tregon duke qarë Servetja dhe lutet:

“Kush po më shikon në këtë moment, të më ndihmojë që Lefter Rexhmati të vijë tek fëmija i vet, që nuk i flet, që nuk shikon bukë, por vetëm dorën t’i vërë…Se kjo fëmijë nuk mund të jetojë pafrymën e babait të vet…Tërë Kukësi ka qenë në protestë, jo vetëm Lefteri. Nuk është terrorist. Edhe unë kam qënë, por me gratë.”

Shënimi i Berishës:

Pas kësaj videoje, Berisha ka reaguar: “Kjo është fytyra e urrejtjes primitive ndaj Kukësit e Edvin Kristaq Ramës! – shkruan ai. – Lotët e kësaj familjeje,që i rrëmbyen bashkëshortin, babain, prindin, në ora tre pas mesnate, kapuçonët e zinj,  janë kushtrim, thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari; një minutë e më parë t’i shtypim kokën kryehorrit që urdhëron rrëmbimin e njerëzve pas mesnate! Ndiqeni videon! Kjo nuk ka ndodhur në Korenë e Veriut, por në narkoshtetin e Noriegës!” përfundon ish-kryeministri./ar.sh

Veritas.com.al/