(Foto: Donald Trump ka nisur tashmë që ta irritojë Kinën)

 

Peter Navarro është një ekonomist shumë kritik ndaj Kinës; presidenti i ri amerikan e ka vendosur në krye të Këshillit kombëtar të Tregtisë.

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump emëroi Peter Navarro, një ekonomist i zjarrtë kundërshtar i Kinës, në krye të Këshillit kombëtar të tregëtisë, zyrë në varësi të Shtëpisë së Bardhë e krijuar rishtaz.

Peter Navarro do të “punojë pë përpunimin e politikave tregtare që do reduktojnë deficitin tonë tregtar, do të forcojnë rritjen ekonomike dhe do të kontribuojnë në reduktimin e eksodit të vendeve të punës nga vendi”, ka shpjeguar të mërkurën presidenti i zgjedhur në një komunikatë për shtyp në të cilën ai e prezanton si “një ekonomist vizionar”. Në një libër të titulluar ‘Death by China: how America lost its manufacturing base (Vdekja nga Kina: si e humbi Amerika bazën e saj industriale), ky profesor i universitetit të Kalifornisë në Irvine kritikon luftën ekonomike të zhvilluar nga Pekini dhe ambicien e tij për t’u bërë fuqia e parë ekonomike dhe ushtarake.

/Veritas.com.al/