Një aksident tragjik ka ndodhur në rrethin e Kukësit sonte në mbrëmje.

Gjatë përplasjes së një motori, ka humbur jetën 25-vjeçari Ndriçim Cara, kurse i plagosur ka mbetur vëllai i tij, 36-vjeçari Demir Cara.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusen. Sipas policisë dyshohet drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin për shkaqe që nuk dihen ende.

I plagosuri është dërguar me shpejtësi drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Veritas.com.al/