Një numër rekord emigrantësh ilegal kanë kaluar kufirin SHBA- Meksikë dhe ndodhen në kufirin e Shteteve të Bashkuara, ( sektori i Grand Valley), sipas Këshillit Kombëtar të Patrullave të Kufirit. Agjenti i Patrullave të Kufitit ka folur drejtpërdrejt me Breitbart News në Texas dhe ka fajësuar lidershipin e agjencive të Patrullave të Kufirit “për mbajtjen sekret të këtij informacioni”. Kjo ndodh në prag të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, dhe sipas Breitbart kjo është e rëndësishme.

“Jemi në pikën më të vështirë. Kemi numrin më të lartë në histori në Sektorin e Parullave të Kufirit dhe ky informacion është mbajtur i fshehtë nga publiku Amerikan”- tha agjenti Judd.

“ Fjalët për amnisti kanë krijuar përsëri faktorë që inkurajojnë njerëz nga gjithë bota për të kaluar kufirin Meksikan dhe të hyjnë ilegalisht në Amerikë. Ne jemi thjesht të shastisur”.

Agjenti  Judd i tha Breitbart në Texas se Amerikanët mund të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre por duhet të kenë informacionin e duhur. “Kjo që po ndodh është një pengesë që shkakton qeveria për informimin e publikut në prag të zgjedhjeve, dhe kjo është e papranueshme. Amerikanët meritojnë të dinë të vërtetën”.

Agjenti i Kontrollit të Kufirit, Chris Cabrera duke folur për Breitbart në Texas, si zëvendës- president i repartit lokal NBPC nr. 3307, që prezanton Patrullën e Kufirit, tha:  “Kjo nuk është surprizë fakti i falsifikimit të numrave”.

Agjenti Cabrera tha se “Në një anë në këto zgjedhje që po vijnë po minimizohet numri i emigrantëve të paligjshëm…”,  tha agjenti Cabrera.

Breitbart Texas kontaktoi Patrullën e Kufirit por nuk mori përgjigje.

/Veritas.com.al/

asylum