Ky quhet Klemend Balili; gjithë “bota” e di tashmë emrin e tij. Prej disa muajve është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Madje është i regjistruar si trafikant droge jo thjesht në Shqipëri, por në vendet e Bashkimit Europian, duke u nisur që nga Greqia. Mediat greke e kanë  pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit”. Policia greke ka lëshuar edhe një urdhër- arresti ndërkombëtar.

Por ja që në Shqipëri shëtit i lirë. Gjatë periudhës së pushimeve në det ai është kapur nga fotorepporterët duke bërë plazh dhe duke shëtitur me skafin e tij.

Dje u pa në një dasmën në qytetin e Sarandës. Krejt i lirë dhe i pashqetësuar nga askush. Burime të sigurta dëshmojnë se mbrëmë Balili ka festuar deri në orët e para të mëngjesit në resortin e tij “Santa Quaranta”, ku ishte i ftuar në një dasëm.

Personi që martohej është a drejtori aktual i Transporteve në Bashkinë e Sarandës, pozicion që e mbante Klement Balili përpara se të shkarkohej kur u shpall në kërkim nga policia greke si kreu i një bande që trafikonte drogë në Evropë. Por lidhjet nepotike shkojnë edhe më tej, drejtori i Transporteve është gjithashtu edhe nipi i bashkëshortes së Klemend Balilit.

Policia shqiptare, e cila ka për detyrë të arrestoje Klemend Balilin për llogari të palës greke që e ka shpallur në kërkim, nuk po e bën këtë gjë. “Eskobari i Ballkanit” shëtit i lirë në Sarandë ditë dhe natë. Burime të sigurta japin edhe një detaj tjetër nga dasma e mbrëmshme në resortin luksoz të Balilit. Gjatë gjithë kohës ai ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me kreun e Partisë Socialiste në Tepelenë, Dino Selimi. Partia Socialiste kryeson koalicionin qeverisës që nga zgjedhjet e vitit 2013. Kjo qeveri është vënë para provave të padiskututeshme të kultivimit masiv dhe trafikut ndërkomëbar bimëve narkotike.

Emri i Balilit, si një prej bosëve të drogës, i lidhur ngushtë me qeverinë, doli në skenë nga autoritetet greke, pas një operacioni të gjerë antidrogë.

Ai përmendet si financuesi i një rrjeti kriminal që trafikonte drogë në vende të ndryshme të Evropës. Në raportimet e para CNN grek e pagëzoi atë si “Eskobarin e Ballkanit”, ndërsa theksonte “lidhjet e tij të fuqishme politike” në Shqipëri që e mbronin në aktivitetin e tij kriminal në trafikun e drogës.