Ndërsa heqja e kokës së dikujt dhe ngjitja në trupin e një personi tjetër duket si “fiction shkencë”, ose si film horror, disa shkencëtar në jetën reale po planifikojnë të bëjnë pikërisht këtë gjë, diku nga fillimi i vitit që vjen.

Neorologu Italian Dr. Sergio Canavero bëri lajm vitin e kaluar kur deklaroi planin e tij për performimin transplantin e parë të kokës së njeriut në vitin 2017. Që atëherë ai ka rekrutuar kirurgun kinez Dr. Xiaoping Ren që të punojnë së bashku, dhe tani ka gjetur një pacient vullnetar për procedurën: një burrë rus i quajtur Valery Spiridonov.

Spiridonov vuan nga sëmundja Ethet Eerdnig-Hoffmann, një sëmundje e rrallë e çrregullimit gjenetik dhe shpesh fatale e cila thyen muskujt dhe vret qelizën nervore në tru dhe shtyllën kurrizore që i mundëson njeriut të lëvizë. Spiridonov ndjehet i sigurt në karrocën e tij; gjymtyrët i ka të rrëgjuar dhe lëvizjen shumë të kufizuar aq sa me zor ushqehet.

Në botimin e  Shtatorit të revistës “Atlantic”, u paraqit profili i Spiridonov dhe dy shkencëtarëve që kanë marrë përsipër të kryejnë eksperimentin.

“Zëvendësimi i të gjitha pjesëve të sëmura, por veçanërisht koka mund të dojë një punë të madhe për rastin tim”, tha Spiridonov pë revistën. “ Nuk kam asnjë rrugë tjetër për tub trajtuar vetes”, tha.

Shumë shkencëtarë kanë folur kundër planit të Canavero dhe Ren, duke i konsideruar se po zhvillojnë një “shkencë mbeturinë dhe po krijojn shpresa false. Një nga kritikët shkoi deri aty sa të thotë se shkencëtarët mund të akuzohen për vrasje në qoftë se pacienti vdes.

Canavero ka publikuar planin e detajuar për procesin, i cili është testuar me sukses te mijtë, publikuar në disa letra të të përditshmes “Surgical Neurology International”.

(CBS News- Veritas.com.al)