Kryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, “shpërblehet” pas dy fitoreve: Pas Reformës dhe pas komplotit që projektoi kundër LSI, (aleate në qeveri) dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Menjëherë pas miratimit të ligjeve Reformatore në Kuvend, kryeministri Rama shpalli “fitimtar” Xhafën duke fshehur rolin politik të Opozitës (PD) dhe vetë Partisë Socialiste në maxhorancë. Ndërsa historia e komplotit ndodhi gjatë ditëve kur Ilir Meta u ndodh në SHBA, nëq Konventën Kombëtare të Demokratëve amerikanë. Në këtë moment, Fatmir Xhafa nën kujdesatarinë e kryeministrit Rama, organizuan votimin e shtatë ligjeve në Kuvend pa praninë e kryetarit të Kuvendit dhe partisë së tij.

Shpërblimi, me sa duket, është ky: Vëllai i Fatmir Xhafës, Agroni, i përfshirë në një trafik ndërkombëtar droge, nuk do të ekstradohet në Venezuelë, atje ku ëhstë shënuar krimi.

Prej disa ditësh po flitet për këtë skandal të qeverisë; dhe njëkohësisht po priten shpjegime për publikun.

Pas denoncimit të ish-kryeministrit Berisha fillimisht në Facebook, sot ka reaguar zyrtarisht edhe Partia Demokratike, duke akuzuar Ramën dhe Fatmir Xhafajn se kanë fshehur një kërkesë nga Venezuela për ekstradimin e vëllait të këtij të fundit, Agron Xhafaj. Më poshtë deklarata e PD.

“Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm”, thuhet në një deklaratë të bërë nga selia blu.

“Sidomos lajmi se Venezuela ka sjellë në Shqipëri një kërkesë ekstradimi për vëllanë e Xhafës në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës, zbulon nevojën e tij për të qenë në krye të reformës e për të kapur me çdo kusht drejtësinë.

Nëse do funksiononte skema Xhafaj-Rama, me kunatin Berberi e vasalin Dvorani, e të tjerë toga kamikaze, dosja e drogës do pastrohej, e kaluara do fshihej, trafikanti ndërkombëtar që e ka vëllanë kryetar të Reformës në Drejtësi, do të shpëtonte.

Por Rama, Xhafaj bashkë me vëllanë në kërkim ndërkombëtar për trafik droge nga Venezuela në Spanjë e Itali, nuk ia dolën dot të nënshtronin drejtësinë dhe standardet e Venecias e përkushtimi i opozitës dogjën skemën e tyre mafioze.

Kështu mund të citohet deklarata e Partisë Demokratike rreth kësaj çwshtjeje.

PD pyet:

Pse hesht Xhafaj për faktet që kanë dalë në dritë?

Pse nuk reagon Rama?

E provuan duke fshehur kërkesën e Belgjikës për Frrokun dhe dështuan. Sa herë kanë ndërmend të qëndrojnë mbi ligjin për interesat e krimit? Tik-taku i kohës se bandës po ecën me shpejtësi. Po vjen ora e ligjit dhe e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e bërë nga PD.