Rrjetet sociale po përhapin urrejtje dhe neveri nga njerëz perversë që ‘lumturohen pse u dogjën grekët’. Ka plot nga ata që po thonë se ‘mirë iu bë’ fëmijëve dhe të rriturve grekë pse i dogji zjarri. Turpi është krim, por Prokuroria nuk po heton.

Po ndryshe ndodh me shqiptarë dinjitozë, dhe shumicë.

Tragjedia e rëndë që preku Greqinë, ku zjarret morën jetën e 83 personave, ka nxjerrë në pah edhe anën humane të shumë personave.

I tillë është edhe rasti i Petrit Athanasi, shtetas shqiptar që jeton në Greqi, ka ofruar ndihmën e tij për të prekurit nga zjarri. Shqiptari është pronar i një supermarketi në Greqi, ndërsa është cilësuar nga mediat dhe qytetarët grekë si hero për gjestin e tij human, pasi ka shpërndarë ushqime falas.

Në një lidhje telefonike për Tv ‘Neës24’ Athanasi tha se gjesti i tij është diçka i vogël përballë një situate të rëndë në zonat e prekura nga zjarri. “Situate e rende, ndihmat gjeja me e vogël. Furnizoj furgona e makina me ushqime. Do vazhdoj te ndihmoj njerëzit ne Greqi, pasi është diçka e vogël në krahasim me atë që ka ndodhur. Kur djali im luan me fëmijët aty, s’mund t’i la pa ndihmuar”, tha shqiptari.

Veritas.com.al/