Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Tiranën mbrëmjen e 4 janarit.

Nga burimet paraprake bëhet me dije se një qytetar ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, i vdekur ka mbetur shtetasi E. Ç., 35 vjeç, ndërsa janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

I plagosuri B. Ç., sipas burimeve, është vëllai i viktimës E. Ç., i cili ishte i ulur në të njëjtën tavoline më të.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Sakaq, janë ngritur dhe disa pika kontrolli në këtë zonë, në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat.

Autorët janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”, siç pohojnë autoritetet.

Policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së lokalit, për të sqaruar gjithçka ka ndodhur.

Sipas burimeve të Albanian Post pranë Spitalit të Traumës ndërkaq, dy prej të plagosurve kanë marrë plagë serioze dhe gjenden në sallë operimi. Bëhet fjalë për shtetasit E.C. dhe B.Ç.

Sakaq, dy persona të tjerë, A.D. dhe A.S., janë jashtë rreziku për jetën.