Të paktën 26 vetë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi të dyshuar me arson në një studio animacioni në Kyoto, Japoni- thanë zyrtarët e emergjencës lokale.

Media lokale ka cituar policinë e cila ka thënë se një burrë hyri në studion ‘ Kyoto Animation Co’  ditën e Enjte në mëngjes. Policia tha se i dyshuari, një 41 vjeçar, spërkati benzinë para se t’i vinte zjarrin.

Disa persona mbeten akoma të paidentifikuar, sipas televizionit NHK.

I dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në spital me plagë.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, tha se incidenti ishte “shumë i tmerrshëm për t’u treguar me fjalë’, pasi shprehu ngushëllimet ndaj të dëmtuarve.

Veritas.com.al/