Shtëpia e fëmijërisë së Jezusit do të gjendej nën rrënojat e një kishe bizantine, vendosur ne radhë poshtë një manastiri

Gerry Freda

Nga bota arkeologjike vjen lajmi se janë mbledhur prova themelore për identifikimin e shtëpisë së fëmijërisë së Jezu Krishtit.

Ky njoftim përmbahet në një libër të publikuar së fundmi nga një studiues britanik. Provat e rëndësishme të cituara nga ky studiues ishin mbledhur gjatë fushatave të shumta të gërmimeve të kryera deri më sot në rrethinat e Nazaretit, në Izraelin verior. Studiuesi që paraqiti tezën e zbulimit të shtëpisë së fëmijërisë së Jezusit quhet Ken Dark.

Ky i fundit, një profesor i arkeologjisë dhe historisë në Universitetin Britanik të Reading dhe me mbi tridhjetë vjet hetime arkeologjike pas tij, sapo ka botuar një libër, të titulluar The Sisters of Nazareth convent. A Roman-period, Byzantine and Crusader site in central Nazareth  (Manastiri Motrat e Nazaretit. Një zonë e periudhës romake, Bizantine dhe Kryqezatave në Nazaretin qendror), në të cilën ai thekson zbulimet themelore të bëra nga ekipet e tij kërkimore në Nazaret që nga viti 2004.

Në libër, Dark përsërit saktësisht se, duke filluar nga ai vit, kërkimi i tij në vend do ta kishte çuar atë në zbulimin e shtresave interesante shkëmbore nën manastirin e murgeshave të Nazaretit.

Në detaje, zbulimi i përmendur nga docenti britanik kishte ndodhur, poshtë manastirit, midis rrënojave të një kishe bizantine para-ekzistuese. Duke analizuar gjetjet e kishës antike, arkeologu më pas do të kishte gjetur shtresat shkëmbore të përmendura, dhe më pas do të identifikonte një që daton që prej 21 shekuj më parë. Nga ekzaminimi i shkëmbinjve mijëvjeçarë, akademiku, thotë në libër, kishte zbuluar, në ato zona të tokës së Nazaretit, prova që çojnë në një shtëpi prej guri, të gërmuar në një kodër, e cila me shumë gjasë i përkiste familjes së Jezu Krishtit. Shtëpia e pretenduar e fëmijërisë së Krishtit gjendej si rrjedhojë nën rrënojat e kishës Bizantine, e cila nga ana tjetër qëndron nën manastirin aktual të murgeshave. Deri më tani, thekson studiuesi britanik, pjesë të konsiderueshme të shtëpisë origjinale të fëmijërisë së Jezusit, duke përfshirë një shkallë të gdhendur në shkëmb, kanë mbijetuar në gjendje të mirë deri më sot. Në shekullin e parë, shtëpia ka të ngjarë të përfshinte disa dhoma ndenjjeje, dollapë përreth një pati dhe një tarracë mbi çati.

Kërkimi i arkeologut më pas zbuloi se mjeshtëria e shkëlqyeshme e gdhendjeve të gjetura në shkëmbinjtë e vendit do të konfirmonte që shtëpia ishte ndërtuar nga një “tekton“, një fjalë që, në kohërat antike, tregonte jo vetëm figurën e marangozit, por edhe profesionin e muratorit. Me këtë term, Ungjilli përshkruan gjithashtu profesionin e Shën Jozefit.

Sipas Dark, pika e treguar nga ai që tregonte ku buronte nje here e nje kohe shtëpia e familjes së Shenjtë ishte identifikuar tashmë nga arkeologët në te shkuarën. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë,pikerisht kjo pikë në nëntokën e Nazaretit ishte treguar në fakt si shtëpia e Jezusit, Jozefit dhe Marisë, por disa arkeologë e kishin hedhur poshtë idenë e përmendur në vitet 1930. Hipoteza e pretendimit të përkatësisë së familjes tokësore të Jezusit të asaj shtëpie në shkëmb do të rishikohej më vonë, saktësoi Dark, vetëm rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë, ndërsa ishin duke u zhvilluar studime mbi atë kishë te epokës bizantine të fshehur nën manastirin aktual.

VERITAS.COM.AL