Parashikimet dhe profecitë gjithmonë lënë kohën që gjejnë, megjithatë pëlqehen gjithmonë nga kaq shumë njerëz edhe vetëm nëse kanë një argument absurd për të diskutuar. Epo, për vitin 2021 nuk mund të mungonin profecitë e Nostradamus, astrologu francez i cili rreth pesë shekuj më parë shkroi një seri quartinash me rimë qe, sipas më të magjepsurve nga këto teori, kishin parashikuar ngjarje katastrofike të tilla si ngritja e Hitlerit, sulmi mbi Kullat Binjake, ulja në Hënë.

Padyshim, edhe për 2021 sipas Nostradamus, njerëzimi nuk do të mund të flejë i qetë: në fakt, sipas astrologut, e keqja nuk do të kishte kaluar, me vitin e ri që premton të jetë dramatik duke filluar nga një uri që do të godasë të gjithë botën. Kush e di se mund të mos jetë pasojë e pandemisë së koronavirusit, e cila sipas OKB do të lërë pasoja shkatërrimtare socio-ekonomike, por një karesti buke në 2021 duket pak e ekzagjeruar edhe per standardet e Nostradamusit.

Jo se profecitë e tjera janë më pak të pamundshme sesa absurde: sipas astrologut duhet të kemi frikë nga një stuhi diellore, një tërmet në Kaliforni, një asteroid që mund të godasë tokën. Parashikimi i vetëm pozitiv ka të bëjë me uljen në Hënë, me 2021 i cili duhet të jetë një vit i mirë për ta kolonizuar atë dhe për të hedhur bazat për turizmin e ardhshëm hapësinor brenda mundësive të njeriut.

VERITAS.COM.AL