“Një politikan i njohur serb u vra pranë zyrave të partisë së tij në veriun e Mitrovicës, të mbizotëruar nga serbët”, shkruan BBC.

“Negociatorët qeveritarë serbë u larguan nga bisedimet me shqiptarët e Kosovës në Bruksel, organizuar nga Nashkimi Evropian”.

Associated Press citon ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili deklaroi se atentati kundër Ivanoviç është “një akt i pakuptimtë terrorist”.

“Kur vihet në rrezik stabiliteti i Kosovës veriore, stabiliteti i gjithë Kosovës dhe i gjithë rajonit është i kërcënuar”, the Daçiç nga Mali i Zi, ku është për vizitë.

Zëri i Amerikës gjithashtu u referohet bisedimeve në Bruksel dhe rritjes së tensionit që sjell ky akt. “Vrasja erdhi në ditën kur Serbia e Kosova do të rinisnin bisedimet në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve. Pas atentatit, Serbia u tërhoq nga takimi”.

Deutsche Ëelle shton se “vrasja do ta rëndojë konfliktin që vlon”.

The Guardian vë në pikëpyetje rolin e forcave ndërkombëtare paqeruajtëse, të cilat “mbyllin një sy para krimit të organizuar”.

“Vdekja e tij mund ta komplikojë më tepër marrëdhënien e trazuar midis Kosovës e Serbisë, e cila vazhdon ta konsiderojë rajonin si provincë rebele. Ajo ngre pyetje edhe për misionet ndërkombëtare paqeruajtëse dhe ligjzbatuese, për të cilat kritikët thonë se mbyllin një sy para krimit të organizuar”, shkruan gazeta angleze.

“I njohur si i moderuar midis politikanëve serbë në Kosovë, Ivanoviç ka qenë kryeinterlokutor për zyrtarët e NATO-s, Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian me bazë në Kosovë pas luftës”, vë në dukje Neë York Post.

Il Corriere della Sera gjithashtu shkruan se Ivanoviç ishte një politikan i moderuar, por jo të gjithë serbët e donin dhe kërcënimet për të nuk kanë qenë gjë e panjohur.

“I lindur në Deçan, ashtu si kryeministri kosovar (dhe armiku i tij i flaktë) Ramush Haradinaj, Ivanoviç njihej për pozicionin e moderuar dhe ishte kërcënuar për pozicionin e konsideruar dialogues. Ndër serbët e paktë që flasin shqip edhe pse ishte kundër pavarësisë së Kosovës, lideri i vrarë urrehej nga komuniteti shqiptar, për shkak të vrasjes së katër shqiptarëve. Megjithatë, edhe midis serbëve nuk ishte shumë i dashur, shpreh kritikonte politikën e Beorgradit dhe për këtë kishte përfunduar në  shënjestrën e nacionalistëve të ashpër”, shkruan Corriere.

Neë York Times e quan “një zë lider për bashkë-ekzistencë etnike” në Kosovë.

“Ndonëse shihej si i moderuar, Ivanoviç u përball me akuza për krime lufte, të cilat ai dhe aleatët e tij i përshkruan si të nxitura politikisht”, vazhdon gazeta njujorkeze.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç këmbënguli se qeveria e tij nuk kishte dorë në aktin terrorist dhe fajësoi shqiptarët, të cilët duan të marrin nën kontroll enklavat serbe.

Por një lider i opozitës, Sasha Jankoviç, vuri në dukje se qeveria e zotit Vuçiç, të cilën ai e përshkroi si shtypëse, ka qenë tepër kritike kundër Ivanoviç në të kaluarën. “Kushdo që ta ketë bërë këtë – dhe ne nuk e dimë se kush është – punon kundër interesave të serbëve, të Serbisë, popullit shqiptar dhe kujtdo tjetër”, tha ai.

Të gjitha agjencitë dhe gazetat kanë vënë në dukje faktin që Ivanoviç u akuzua për vrasjen e katër shqiptarëve dhe u dënua me nëntë vjet burg, vendim i ndryshuar më pas. Ai ishte në arrest shtëpie deri në prill 2017 dhe më pas mund të lëvizte lirisht.