Pas deklaratës së Partisë Demokratike, ku akuzonte kryeministrin Rama për fshehje të kërkesës  për ekstradim në Venezuelë të vëllait të deputetit socialist, Fatmir Xhafaj, ka reaguar përmes një deklarate Policia e Shtetit.

Kjo e fundit konfirmon se nuk disponon asnjë urdhër-kërkimi apo urdhër-arresti për vëllain e Xhafës.

Më poshtë deklarata e plotëe policisë.

Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë urdhër-kërkimi apo urdhër-arresti për shtetasin e përmendur në deklaratën e subjektit politik Partia Demokratike.

Nga kontrolli i plotë dhe i hollësishëm ‎në sistemin e kërkimit të Interpol nuk figuron asnjë material, kërkesë për informacion, verifikim apo urdhër arresti nga asnjë  Zyrë homologe për shtetasin Agron Xhafa/j.

Policia e Shtetit fton Partinë Demokratike të ndalë abuzimet.  Në rast se PD kërkon të vërtetën, është e ftuar t’i drejtohet autoriteteve, te cilat janë të gatshme në çdo kohë për të ofruar informacionin e kërkuar.