Kryetari i komitetit të kongresit mbi inteligjencien tha se nuk ka parë “asnjë provë” që presidenti Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale 2016 të ketë komplotuar me Rusinë.

Duke u bazuar mbi “gjithçka kam parë deri sot në mëngjes- tha të shtunën,- nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë”, tha përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara, Devin Nunes, kryetar i Komitetit të Inteligjencies për Kongresin.

Ai e bëri deklaratën një ditë para se drejtori i FBI, James Comey do të dalë para panelit, ku do të ballafaqohet me ligjvënësit ku do të pyetet rreth mundësive potenciale të lidhjeve të Trump me Rusinë. Gjithashtu ai do të flasë edhe për akuzat e jashtëzakonshme të Presidentit Trump përgjimet e kryera ndaj tij nga paraardhësi Obama.

/Veritas.com.al/