Ndërsa Europa po piqet nga valët e të nxehtit, parashikimet thonë se rekordi i temperaturave të larta të të gjithë kohëve, mund të thyhen në ditët që vijnë.

Rekordi i deritanishëm Europian i temperaturës është 48C (118.4F) që është vendosur në Athinë në korrik të vitit 1977.

Temperaturat janë duke u ngritur në Spanjë dhe Portugali, të ndihmuara nga vërshimi i valëve të nxehta që vijnë nga Afrika.

Parashikuesit thonë se i nxehti në disa pjesë mund të rritet më tej, duke thyer rekordet edhe 41 vjeçare Europiane.

Shërbimi kombëtar i motit në Spanjë ka paralajmëruar se të paktën deri të Dielën, i nxehti do të jetë intensiv dhe më i gjati në jugperëndim”.

Grupi Europian i paralajmërimeve mbi motin, Meteoalarm, gjithashtu ka lëshuar sinjalin e kuq- i kategorizuar si shumë i rrezikshëm që paraqet rrezik për jetën- për pjesën më të madhe të jugut të Portugalisë dhe provincën Badajoz në Spanjë.

Veritas.com.al/