Nga: Anila Rezhda/
Sot gjithe agjencite e lajmeve te botes japin non stop lajmin per prekjen e Presidentit Tramp dhe te bashkeshortes se Tij nga covid.
1. Late nam sepse ne keto raste urohet vetem “sherim sa me te shpejte”. Vertet eshte politikan por eshte familjar, ka punuar per ate dite dhe e meriton te rroje i lumtur e plot shendet me familen e Tij te madhe. Kanibalizmi qe ju karakterizon po me cudit!! Kisha besuar se me kaq sex te lire dhe 0-ro moral qe ju kane lene shoqerite do ishit me te bute. Gabim. Qenkeni shperfytyruar fare.
2. Late nam me analiza te tipit: eshte e vertete, eshte e genjeshtert. Jam e sigurt se Sherbimi Sekret Amerikan u shkri gazit, ben gallate me te gjithe ne sepse keto lajme sensacionale, te luhatshme per vertetesine e tyre ata i kane monopol. Ju i bini fyellit qe ka luga e drurit te trahanase! Qe ju kane lene te lire te perrallisni, t’i shani dhe poshteroni publikisht, kjo nuk do te thote se u bete si ata as nga xhepi, as nga pozita! Cili eshte fitimi duke bere garipin e politikes se jashtme per ju qe kapni libra me dore vetem kur ja bleni kalamajve?
3. Agjensite e shteteve na e kane futur koken ne kazanin ku zihen teshat. Si ka mundesi qe merreni dite e nate me politikanin e Amerikes dhe pa pike turpi injoroni gjithe forcen inteligjente te kombit?! U semur, u sherua… nuk shikoni hallet tuaja se jemi katandisur si lypsare? I ben fresk Amerikanit kur fle! Gjyshi jot invalid lufte nga lufta e nazisteve i lutet PO Gjermanit qe mos ja shkrurtoje me pensionin! 100 komplimeta ne dite Rusise se madhe mos ja jep truri dhe ta palsi nga te kater anet. Morali kombetar 0-ro fare. Shif rreth e qark kush do na hudhi nje kothere buke, nje gote nafte dhe ndonje armatin me ndryshk! Mblidhni mo trute e meshojani punes dhe vetem punes se nga ajo vijne mrekullite.
4. Kane filluar robt me e pa shtetin e tyre si hotel, pa pike detyrimi!!! Rritu ca thote, be dhe nje universitet me paret e miletitit, pra me taxat e mija, ble vize dhe ik pa kthim ne shtet tjeter. Nuk ju intereson asgje fare, as kush administron parate, pasurite kombetare, mjafton te gjeni nje pune skllavi diku ne bote dhe pike. Atdheu lihet pas mor milet me 100 mentalitete! Pervoja e jetes dhe pjekuria duhet te te ndergjegjesojne qe probleme te epokes qe kalojne nga ty, t’i lesh te zgjidhura. C’do femije i moshes 20-te vjec sot ka nje samar me borxhe ne kurriz dhe nje mal me ceshtje te politikes nderkombetare te bere hashure qe ka 12 elemente gatimi! Kthehuni mo ne shpi e shikoni si do rregullojme shpine tone se na late me cati te prishur, pikon nga kudo, morrem plevitin!
5. Te tallesh dhe ironizosh me sarkazem udheheqesin e nje shteti te madh nuk eshte as mencuri, as zgjuarsi, eshte dobesi politike, eshte katandisje kombetare te zgjosh popullin me lajme te tipit: Trap beri kete gafe! Leri emigrantet e Amerikes se te gjithe emigrante jane mos kushedi bejne ndonje zgjedhje tjeter, sic e besojne ata. I shkon kombit-komb me histori e kulture te merret 6 muaj me ke do zgjedhi Amerika?! Po rroba te perdorura do marresh nga ata dhe po urdhera nga menjgjesi deri ne darke do kesh ca do besh brenda dhe jashte vendit. Kaq pak te squte me qene?
6. Nuk e di c’fare pret gjithe bota nga zgjedhjet ne Amerike. Nuk e kam te kiarte. Nese tani do mbetemi te varur si Delet per therje vetem nga nje shtet, ju LUTEM ndonje Amerikan burre te divorcuar, me mire akoma te Ve, ma beni shkusi, te vete t’i ze deren e te gezohem tamam. Se keshtu rro ne Ballkan-Evrope e prit 24 ore si po shkon situata ne Amerike nuk shkon. Me mire po behem e brendshme atje dhe pike.
7. Shtetet NUK jane biznese qe te falimentojne. Jane jete e gjalle e perseritshme. Jane nocion i pavdekshme per aq sa do kete jete mbi glob. Perqendrohuni te shteti dhe populli juaj. Ndergjegjesohuni qe te kemi nje administrate te shkeqyer. Mos rrini me nje kembe ne Atdhe e me nje kembe ne shtet tjeter se na e bete trurin turshi edhe neve qe kemi ide te kiarta per jeten, emigrimin, atdheun. Hapini udhe personave qe kenaqen me jeten, punen dhe familjen. Ke te pasur pyes ne Shqiperi e sigurova vizen me thote!!! I pasuri shkon pakete dhe me postin e larte, mos e harroni! Ku ju con Mushka ik e ik?!
Behu atdhetar i denje dhe vuri femijet ne gjume derisa ne te qurraviturit e rritur te ndreqim katrahuren qe beme dhe zgjoini fix ne Pranveren e epokes: “Populli me Shtetin – Shteti per Popullin”
NilaR (fb)