(Foto: Presidenti në ikje i SHBA-së Barack Obama në takimin me pasardhësin e tij Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 10 nëntor 2016)./

Po të ishte i mundur një mandat i tretë, presidenti në ikje vlerëson se do t’i kishte mobilizuar më mirë demokratët, sipas CNN.

“E pamundur” përgjigjet Donald Trump.

8 nëntor 2016. Demokratët fitojnë zgjedhjet presidenciale amerikane pêr të tretën herë radhas, duke e mundur bindshëm republikanin Donald Trump. Ky skenar fiktiv, është ajo çka përfytyron Barack Obama nëse do ta kishte përfaqësuar ai vetë kampin e tij. Ai ia bëri këtë deklaratë ish këshilltarit të tij David Axelrod, në një video të prodhuar nga CNN dhe universiteti i Çikagos që u shpërnda të hënën 26 dhjetor.

Presidenti në ikje siguron se do të kishte arritur bashkimin e shumicës së amerikanëve nëse do të ishte autorizuar të garonte për një mandat të tretë, çka ia ndalon Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara. “Unë jam i sigurt se nëse do të kisha kandiduar dhe e kam shpjeguar, […] do të mundja të mobilizoja një shumicë të popullit amerikan që do të bashkoheshin me mua [në këtë projekt]”, ka deklaruar Barack Obama, duke iu referuar mesazhit të tij zgjedhor të 2008.

“E pamundur!”, ka replikuar sakaq pas kësaj deklarate Donald Trumpi në faqen e tij në Tëitter. Presidenti i zgjedhur ka përfituar për të kritikuar sërish bilancin e presidentit të 44-ët amerikan, në lëmin e transferimit të ndërmarrjeve, të luftës kundër organizatës së Shtetit Islamik dhe mbi reformën e tij të sigurimeve shoqërore.

Në këtë intervistë, Barack Obama parapëlqeu të lëvdonte politikën e tij dhe të përshëndeste fushatën e “shkëlqyer” të ish sekretares së tij të shtetit, Hillary Clinton, viktimë “sulmesh të padrejta”. Por ai lëshoi kësaj here një kritikë që nuk e kishte formuluar deri tani, se gjykonte që kandidatja demokrate kishte vepruar me kujdes të tepruar përballë Donald Trumpit.

“Ajo u përqendrua në difektet e Trumpit dhe mund të kishte nxjerrë më mirë në pah angazhimin demokrat në favor të njerëzve që pumojnë”.