(FOTO: Obama dhe presidenti Donald Trump)/

Disa agjentë të inteligjencies nga brenda ekipit të Obamës kanë dalë hapur dhe kanë shpjeguar para pak ditësh mbi “qeverinë hije” të mbetur nga Obama që me anë të informacioneve që kanë dalë nga administrata e Obamës, të krijohen përplasje me presidencën e Trump. Me dorëheqjen e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, ata arritën fitoren e tyre të parë.

Ka të dhëna se vetë ish presidenti Barack Obama është përfshirë aktivisht, duke iu bërë thirrje anëtarëve të komandës me qendër në Ëashington dhe organizatave të aktivistëve.

Kolonel Leitnant në pension Tony Schaffer, i cili zyrtarisht njihet si oficer trajnues i policisë sekrete të  CIA tha për “Fox Business” të Mërkurën se: “Unë mund të vë gishtin direkt te John Brennan, dhe Jim Clapper,dhe madje mund të shkoj më larg duke thënë se Shtëpia e Bardhë ishte direkt e përfshirë në këtë qëllim, para se të largoheshin”.

Gjeneral Leitnant William “Jerry” Boykin, në Breitbart News Daily, ditën e Mërkurë tha se ai nuk mendonte se “grushti” i organizuar nga Shteti ishte në progres, por ishte krejt i sigurt në idenë e një grupi të organizuar nga Obama dhe njerëzit e tij për të minuar administratën e re. Ai tha se edhe veprimi i president Trump për largimin e prokurores së përgjithshme, ishte pjesë e kësaj “strukture” të lënë nga Obama.

/Veritas.com.al/