(Në foto: presidenti amerikan Barack Obama, më 4 janar 2017 në Arlington, Virxhinia)/

Presidenti amerikan Barack Obama mbrojti të enjten në një letër drejtuar amerikanëve punën e kryer në dy mandatet e tij, veçanërisht “Obamacare” të cilën pasardhësi i tij republikan Donald Trump ka premtuar se do ta abrogojë.
Shtëpia e Bardhë e ka publikuar këtë letër të presidentit së bashku me raportet e çdo ministrie për progreset e arritura që nga ardhja në pushtet e Barack Obama-s tetë vjet më parë kur ekonomia kryesore e botës ishte në buzë të depresionit.
“Ndërsa po përgatitem të lë stafetën dhe të bëj detyrën time si qytetar, jam krenar të them se ne ndërtuam themele të reja për Amerikën”, shkruan presidenti i 44-t amerikan.
Ndër sukseset kryesore të administratës së tij, ai citon rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, reduktimin e operacioneve ushtarake në Afganistan dhe në Irak, reduktimin e pastër tè varësisë nga nafta e eksportit dhe marrëveshjen e Parisit për klimën.
Por reforma e sigurimit shëndetësor, “Affordable Care Act” (2010) e njohur si Obamacare e që Donald Trump kërkon ta abrogojë sapo të marrë detyrën në 20 janar, figuron në krye të listës së sukseseve.
Obama ka ndërmarrĕ një ofensivë përpara largimit të tij në përpjekje për ta shpëtuar këtë reformë, aseti qendror i bilancit të tij. Të mërkurën, ai bëri një vizitë të rrallë në  Mercredi, Kongres për t’u kujtuar demokratëve paraprakisht atë që paralajmërohet si beteja e parë madhore e presidencës së ardhshme.
Kjo vizitë përkoi me atë të zëvendës presidentit të zgjedhur Mike Pence i cili kishte ardhur për të takuar parlamentarët republikanë  që kontrollojnë dy dhomat.
“Abrogimi i Obamacare është e para gjë në rend të ditës”, deklaroi Mike Pence në dalje. “Struktura e versionit zëvenësues do të  formohet, nga procedura legjislative, në javët dhe muajt në vazhdim”.
Vetë Trump kish paralajmëruar më parë se është kundër çdolloj ngutjeje, duke i këshilluar në Twitter republikanët ta lënë Obamacare “të shkërrmoqet vetë nën peshën e saj të rëndë”.
Në letrën e tij, Obama vlerëson se Shtetet e Bashkuara kanë “ndërmarrë një punë të gjatë për të sprapsur padrejtësinë”.
“T’u heqësh siguracionin shëndetësor rreth 30 milion amerikanëve shumica të bardhë dhe me prejardhje nga klasa punëtore; t’u heqësh pagesën e orëve shtesë punëtorëve, më shumë sesa të merituara për shumicën; apo të privatizosh Kujdesin shëndetësor dhe Sigurimet shoqërore duke lejuar Wall Street-in të vetërregullohet sërish — nuk është një kontribut për amerikanët e klasës së mesme që nuk votuan aspak për këtë gjë”, vazhdon ai.
Obamacare është sulmuar egërsisht gjatë fushatës presidenciale ndërkohë që kontributet e sigurimeve janë rritur dhe shumë kompani të rëndësishme sigurimesh janë tërhequr nga tregjet publike të krijuara nga reforma.
Por disa elemente të reformës mbeten popullore, siç është ndalimi i kompanive të sigurimeve të refuzojnë pacientët për shkak të historikut të mëparshëm mjekësor, apo edhe mundësia për të rinjtë që të mbulohen nga siguracioni i prindërve deri në moshën 26 vjeç.