-Demokratët, pa një udhëheqës të fortë. Ish presidenti kthehet në fushë për Midterm-

Nga: Valeria Robecco/

Nju Jork – Ka tonet e nje gare presidenciale zgjedhjet e Midterm qe do të vendosin fatin e Kongresit për dy vitet që i mbeten Donald Trumpit deri ne fundin e mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan dhe paraardhësi i tij Barak Obama janë protagonistët e mëdhenj të këtyre ditëve të fundit të fushatës zgjedhore dhe gjatë turit të forcave në shtetet kyçe nuk kanë kursyer sulme të ashpra reciproke. Obama u kërkon votuesve të reagojnë ndaj “një politike të bazuar në ndarje”:

“Amerika është në udhëkryq, në këto zgjedhje janë në loje vlerat e vendit tonë dhe pasojat mund të jenë të rrezikshme”, thotë ai në fjalimet e tij nga Florida në Georgia. Obama është zëri i vetëm i fuqishëm i demokratëve në nivel kombëtar pasi qe kandidatët i kthyen krahët Bill Clinton, në epokën e #metoo, dhe partia eshte ne kërkim te liderëve të rinj. “Ne kemi parë përpjekje të përsëritura për të ndarë me një retorikë të menduar për të na bërë të zemëruar dhe të frikësuar, dhe që shfrytëzon historinë tonë të ndarjeve racore, etnike dhe fetare për të na vënë kundër njëri-tjetrit – vazhdon  – Ndryshimi ende mund të ndodhe, shpresa nuk ka vdekur “, inkurajon ish-presidenti, duke marrë dy nga sloganet ikonike të fushatave të tij,” Ndryshim “dhe” Shpresë “. Thekson se si qytetarët nuk duhet të jene konfuze nga keqinformimi dhe sulmon manjatin,qe”gënjen dhe shpik gjërat”.

Obama “ka pak ndjekes dhe intelekt”, nëse fiton vala blu e demokratëve “do të jetë një valë kriminale”, përgjigjet Donald, i cili ndjek disa nga mitingjet e paraardhësit nga Air Force One nga njëra faze në tjetrën. “Është vetëm një gënjeshtër pas gënjeshtrës, një premtim i pambajtur pas tjetrit”, shpjegon ai gjatë një takimi në Virxhinian Perëndimore.

Sondazhi i fundit nga Washington Post dhe ABC News konfirmon se demokratët janë përpara ne Dhomen, me 50% kundër 43% të republikanëve, por kjo e fundit mund të përmbysë parashikimet falë vlerësimeve gjithnjë e më pozitive mbi ekonominë dhe shqetësimet mbi sigurinë kufitare. Avantazhi i dem, tani i barabartë me 7 pikë, është me të vërtetë i ulët krahasuar me muajin e kaluar, kur preku 11 pikë dhe madje edhe më shumë se 14 pikë në gusht. Projeksioni gjithashtu shënon reagimet më optimiste mbi gjendjen e ekonomisë për gati njëzet vjet, me 65% të amerikanëve që e konsiderojnë atë të mirë apo të shkëlqyer. Dhe përqindjet mund të përmirësohen akoma, duke marrë parasysh se studimi u krye para të dhënave të punësimit të premten e kaluar, me Trumpeconomy që në tetor krijoi 250 mijë vende të reja pune, shumë më tepër se pritjet (të barabartë me 190 mijë ), dhe papunësia e qëndrueshme me 3.7%. Trump, nga ana e tij, pranon se dem mund të fitojnë Dhomen, por u kërkon atyre të mos shqetësohen, duke siguruar që ata do të gjejnë një mënyrë për të punuar me një Kongres të ndarë. Pastaj, duke postuar në Twitter një foto të mbërritjes së tij të shtunën në Pensacola, Florida, ai komenton: “Rradhë të shkelqyera njerëzish që duan të jenë , çfarë turme!A nuk eshtë një shenjë e fuqisë republikane për të martën? ”

Megjithatë, mungesa e madhe e fushates elektorale te tajkunit është zonja e parë Melania, pavarësisht se popullariteti i saj është në rritje të vazhdueshme dhe dukshëm më e lartë se ajo e burrit të saj.Faji i një axhende shumë te dendur, shpjegon zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham: “Për shkak të angazhimeve si nënë dhe zonjë e parë, sidomos me festat në prag dhe udhëtime ndërkombëtare, nuk është planifikuar qe të bëje fushate”. Një qëndrim në kundërshtim me pjesën tjetër të klanit Trump, në rresht të pare me femijet e tij Ivanka, Eric dhe Donald Jr, por qe nuk është e pazakontë për Melanian, e cila ka zgjedhur që nga fillimi i aventurës presidenciale të bashkeshortit të  limitojë paraqitjet e saj elektorale.

Veritas.com.al/