(FOTO: Donald Trump dhe Barack Obama në Zyrën Ovale)/

Presidenti i zgjedhur Donald Trump konfirmoi se ka folur me presidentin sot pasi ai dha sinjale me tone dëshpërimi mbi tranzicionin presidencial.

“Fola, ai më thirri dhe kishim një bisedë të këndshme”, iu tha Trump reporterëve në Mar-a-Lago i pyetur mbi telefonatën. “Kishim një bisedë të përgjithshme. Shumë, shumë të këndshme”.

Obama e telefonoi zotin Trump që nga Hawaii, ku presidenti dhe familja e tij ndodhen për pushime. Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë pas telefonatës, duke vlerësuar se Obama akoma po punon për një tranzicion të butë.

“Telefonata e sotme, si edhe e herëve të tjera që nga zgjedhjet, ishte pozitive për vazhdimin tranzicionit efektiv dhe të butë”, thuhet në deklaratë”. “Presidenti dhe presidenti i zgjedhur kanë vazhduar të qëndrojnë në kontakt gjatë disa javëve të fundit dhe kanë rënë dakord që ekipet respektive të vazhdojnë të punojnë së bashku për të bërë të efektshëm tranzicionin e pushtetit më 20 Janar”.

Më herët, paradite, Trump ishte shprehur i pakënaqur mbi tranzicionin në një mesazh në Twitter.

“Kam bërë më të mirën e mundshme që të shpërfill disa deklarata nxitëse dhe disa pengesa  të Presidentit (Obama)”, shkroi ai. “Mendova se do të ishte një tranzicion i butë. JO!”.

Duket se Trump i referohet disa komenteve që ka bërë Obama në programet digjitale te CNN rreth asaj se do ta kishte mundur presidentin e zgjedhur Trump në zgjedhje, sikur të ishte lejuar të kandidonte përsëri…”.

/Veritas.com.al/