Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në Gjirokastër: Oficeri i Policisë rrugore, Ilir Divitnari, 47 vjeç,  ka humbur jetën teksa ndodhej në krye të detyrës për instrukturimin e qarkullimit rrugor.

Nuk ka ndodhur aksident automobilistik dhe asgjë e llojit të sulmit nga jashtë. Oficeri Divitnari ka pësuar atak kardiak, dhe ka humbur jetën.

Sipas kolegëve të tij, Ilir Divitnari, është ankuar se po i dhemb kraharori; dhe vetëm pas pak minutash ka ndërruar jetë. Ende pa hyrë në portën e spitalit, nuk kishte më shenja jete.

Veritas.com.al/