BRUKSEL (Reuters) – Liderët e Kombeve të Bashkuara bene thirrje të hënën për një përpjekje globale për të zhvilluar dhe shpërndarë për të gjithë vaksina me çmime të përballueshme, trajtime dhe komplete testimi kundër COVID-19.

“Këto mjete të reja do të na ndihmojnë të kontrollojmë plotësisht pandeminë dhe duhet të trajtohen si të mira publike globale të disponueshme dhe të përballueshme për të gjithë,” tha sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres në fillimin e një konference të impenjimit global që synon të mbledhë të paktën 8 miliardë dollarë për luftën kundër koronavirusit.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit(OBSH)Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në të njëjtin event: “Masa përfundimtare e suksesit nuk do të jetë se sa shpejt ne mund të zhvillojmë mjetet.

Do të jetë sa në mënyrë të barabartë ne mund t’i shpërndajmë ato.

Askush nga ne nuk mund të pranojë një botë në të cilën disa njerëz mbrohen, ndërsa të tjerët mbeten të ekspozuar ”.

VERITAS.COM.AL