Sot kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë para mediave për të informuar për qëndrimin që do të mbajë kjo forcë në parlament.

Basha tha se nesër Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e parave të pista e rrënimit por PD nuk do ta lejojë.

“Nesër Rama ka ndërmend të finalizojë nen për nen buxhetin e parave të pista, të rrënimit të mëtejshëm, të ndotjes së Shqipërisë. Qëndrimi i PD-së ka qenë dhe mbetet i vendosur kundër këtij projekt-buxheti që duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie që ne nuk do ta lëmë të miratohet. Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë edhe dita e nesërme në parlament. Ne do të paraqesim amendamente në Kuvend të cilat synojnë në radhë të parë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është propozuar këto 4 vite. Janë pjesë e programit ekonomik të PD-së, i hartuar me mbështetje të ekspertëve ekonomikë”, – tha Basha.

Veritas.com.al/