(FOTO: Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe përfaqësues të partive aleate para mediave)/

Pas ftesës së maxhorancës për tu ulur në tryezë, koalicioni opozitar i mbledhur nën drejtimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje.

Përmes  një deklarate për median, opozita është shprehur e gatshme për tu ulur e biseduar, por jo në tryeza për fasadë.

Koalicioni opozitar ka parashtruar edhe 4 çështjet për të cilat është gati për tu ulur dhe biseduar në tryezë.

Deklarata e plotë e koalicionit opozitar:

“Koalicioni opozitar duke vlerësuar momentin kritik për Shqipërinë dhe shqiptarët për shkak të kërcënimit të zgjedhjeve dhe të votës së lirë dhe të ndershme nga krimi dhe droga me lidhje qeveritare, shpreh gatishmërinë për një tryezë dialogu të vërtetë dhe jo fasadë, me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeveritar me qëllim krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, përmes një qeverie me mbështetje të gjerë politike që do të garantojë:

1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.

2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.

3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”.

/Veritas.com.al/