Këshilli i Asoscim- Stabilizimit i Be mbi Shqipërinë u mblodh përsëri pa praninë e opozitës shqiptare. Që nga dita kur opozita, e kryesuar nga Genc Pollo, la sallën e mbledhjeve të BE në shenjë proteste pse BE nuk ndëshkon të dërguarin e qeverisë, Balla, që atë doitë opozita nuk është ftuar më.

Me këtë rast, Petrit Vasili i LSI i ka drejtuar pyetje përfaqësuesit të BE në Tiranë.

Ja postimi i Vasilit:

“BE ne Tirane ne funksion te integrimit për qeverinë apo për Shqipërinë???

Këshilli i Stabilizim Asocimit serish u mblodh pa ftuar te jete pjese opozita shqiptare, e cila përfaqëson shumicën e shqiptareve.

Nga 2013 deri ne 2017 opozita ka qene gjithmonë e pranishme dhe kjo i ka bere mire procesit.

BE ne Tirane ne ato vite e promovoi fort këtë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse maxhorance opozite.

Sot kjo nuk po ndodh.

Perse BE ne Tirane hesht?

A e ndihmon procesin e integrimit një pjesëmarrje e njëanshme vetëm e përfaqësuesve te qeverise,  rekordet e errëta te se ciles janë halli i madh i shqiptarëve, i integrimit te frenuar evropian por edhe i Brukselit?

Çfarë e frenon BE ne Tirane qe te promovoje gjithëpërfshirjen?

Nuk ka vlere, qe BE ne Tirane te jete aktive për argumente shpesh periferike te jetës politike te vendit dhe te qëndrojë indiferente ndaj atyre çështjeve ku ajo ka rol te drejtpërdrejtë ku integrimi europian është krye çështja”, shkruan zoti Vasili nga LSI në opozitë.

Veritas.com.al/