(FOTO: Arkiv)/

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot para protestuesve në Tiranë,  ka bërë thirrje që ditën e diele në orën 11:00, qytetarët do të mblidhen në Kavajë, kur janë parashikuar për t’u mbajtur zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë pas shkarkimit të Elvis Roshit të implikuar në vepra të rënda kriminale.

Basha tha se qytetarët e Kavajës në mënyrë paqësore ‘do të çlirojnë’ nga krimi dhe droga këtë qytet.

Opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.

“Me popullin nuk mund të luhet më. Të dielën në orën 11:00 e gjithë Shqipëria, paqësor për të vendosur, çlirohet Kavaja nga krimi, nga droga, nga pasiguria dhe poshtërimi. Të dielën jemi të gjithë në këmbë për lirinë e Kavajës, për lirinë e Shqipërisë për lirinë e shqiptarëve, për fitoren e popullit, për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Lulzim Basha.