Sot gjatë seancës së fjalimeve në çadrën e protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një deklaratë të veçantë. Ai tha se ka marrë informacione nga policia që 30 kilometra larg Tiranës është një magazinë e mbushur me drogë.

Sipas Bashës, magazina ndodhet në zonën e Manzës në Shijak, brenda së cilës ka 100 ton kanabis sativa.

“Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E dinë të gjithë se në Manzë, 30 km nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë”, tha kreu i demokratëve.

/Veritas.com.al/