Tre qen janë shpëtuar të gjallë nga rrënojat e hotelit në malet e Abruzzo, që u godit nga një ortek i fuqishëm javën e kaluar.

Numri i të konfirmuarve si të vdekur është rritur në shtatë, 22 persona mungojnë akoma. Por ka shpresa se ka njerëz që mund të jenë mbijetuar në “xhepa  ajri”.

Nëntë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e hotelit.

Ekipet e shpëtimit po përdorin lopata bore dhe sharra dhe mjete më të përshtatshme për të hyrë thellë në rrënoja.

/Veritas.com.al/